“Edhe unë shaja arbitrin nga nëna”- Majko ironizon aksionin opozitar

7 Nëntor 2024 | 12:17

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ironizoi rikthimin në parlament të opozitës gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje.

Majko tha se nëse do të ishte pjesë e protestave të organizuara të opozitës, me e saj rikthimin në parlament, do të ngrinte pyetjen nëse kjo është “mosbindja civile”.

“Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student, e kam si këshillë: Mos shkoni me miq lebër në stadium, se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna”, tha Majko mes të tjerash.

Pjesë nga fjala e deputetit Majko në parlament:

Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative, në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të zotit Salianji. Sot që flasim zoti Salianji është në burg.

Nëse do të isha demokrat dhe të isha pjesë e protestës që thirrët do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Atëherë nëse kjo është mosbindje civile edhe unë po them që zoti Ulsi Manja është ministër i qeverisë teknike. Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student, e kam si këshillë: Mos shkoni me miq lebër në stadium, se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna”, tha Majko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026