I shoqi në kërkim për abuzim me të miturën, flet gruaja: Është familjar i rregullt

7 Nëntor 2024 | 16:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit. Edison Sheme, babai i 4 fëmijëve prej 4 vitesh dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, prej moshës 12-16 vjeçare.

Vetëm ditët e fundit e mitura ka denoncuar rastin flagrant, nën prani të prindërve dhe psikologëve duke treguar gjithçka ka ndodhur me të për 4 vite.

Bashkëshortja e të akuzuarit mohoi në një intervistë për Euronews Albania vërtetësinë e akuzave. Ajo tha se gjithçka është sajuar nga kryeplaku i fshatit për shkak të konflikteve me bashkëshortin.

“Jam bashkëshortja e Edisonit. Për mua nuk është e vërtetë, bashkëshorti im është familjar i rregullt. Për mua është shpifje, e gjitha shpifje. Janë shpifje nga njerëz të tjerë, nga kryeplaku i fshatit sepse ka patur sherre më parë. Atë ditë ka pasur gjyq bashkë dhe nuk arriti ta bënte gjyqin, u mbyll, përfituan atë që deshën dhe e lanë Edisonin me një njollë të zezë që nuk e ka aspak. Njohje kemi, bashkëfshatarë, në shtëpi jo, në magazina po, luanin fëmijët me fëmijët e mi. Vajza e mitur dhe vajza tjetër vinin e luanin me fëmijët e mi. Unë nuk kam folur asnjëherë me ta, se fundmi jo. Hera e fundit që fola me Edisonin ishte dje, më tha më kanë akuzuar, dhe më fare. Nuk dimë se çfarë bëhet. E gjithë kjo është gënjeshtër. U bëj thirrje vajzave, janë të vogla, të mos e njollosin nderin e tyre për lek, të ruajnë dinjitetin. Do i ndjekë kjo kudo të jenë, nuk shpëtojnë. Mua më shkatërruan por unë e kam familjen, do e rregulloj përsëri, por ato çdo bëjnë? Uroj të dalë e vërteta siç është, jo siç duan ta bëjnë”, tha bashkëshortja.

LEXONI GJITHASHTU:

Korçë| Flet e ëma e të plagosurës: Kishte një “muhabet” me autorin, është e martuar

E rëndë në Maliq, 16-vjeçarja denoncon abuzimin seksual prej 4 vitesh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026