Plagosja e 43-vjeçarit në Shkodër, arrestohet një nga personat në kërkim

9 Nëntor 2024 | 11:54

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar, të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Shtetasi A. L., banues në fshatin Pult, u arrestua në fshatin Grud e Re, pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ngjarja që i ka sjellë atij këto akuza ka ndodhur më 13 gusht 2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet disa shtetasve, një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Policia ka nisur kërkimet edhe për dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për të përcaktuar përgjegjësinë penale të çdo të implikuari në këtë rast.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026