Qitësit ishin 2, iu afruan me Range Rover: Si ndodhi maskara me 3 viktima në Shkodër
Një atentat i përmasave mafioze ka tronditur sot Shkodrën, duke lënë pas tre viktima dhe një të lënduar rëndë. Viktimat e sulmit me armë janë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe kalimtarja Flutura Basha, e cila ndodhej rastësisht në vendngjarje. Sulmi ka ndodhur në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, ku në orën 15:50, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një automjeti me targa kroate, ku ndodheshin Lici dhe Bushati.
Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Autorët e atentatit dyshohet se janë afruar paralelisht me makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, duke hapur zjarr me breshëri plumbash për rreth 150 metra në lëvizje.
Dyshohet për tre atentatorë, dy në rolin e ekzekutorit dhe një në drejtimin e mjetit. Pas këtij sulmi të dhunshëm, mjeti i viktimave përplasi një motor ku po lëvizte një çift bashkëshortësh, Flutura dhe Bashkim Basha. Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje kritike në spital. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se e gjithë ngjarja zgjati vetëm 70 sekonda.
Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur 28 gëzhoja, të qëlluara nga të paktën dy automatikë. Pak orë pas ngjarjes, policia ka zbuluar një makinë të djegur dhe dy automatikë në zonën e Grudës, rreth pesë kilometra nga vendi i atentatit, të cilat dyshohet se janë përdorur në sulm. Gjithashtu, në makinën e viktimave janë gjetur tre pistoleta. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe identitetin e autorëve, ndërsa pista kryesore e hetimit është hakmarrja.
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani