Gjirokastra “atelie muzeale”, 25 restauratorë të rinj bëjnë praktikë për ndërtimet

9 Nëntor 2024 | 16:16

Qyteti i Gjirokastrës falë vlera ndërtimore dhe arkitektonike po shërben si atelie natyrore për specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore vendas apo të huaj. Një grup prej 25 studentësh së bashku me pedagogët dhe specialistët e monumenteve po punojnë për studimin dhe restaurimin e banesave të gurta

 “Gjirokastra është një laborator restaurimi, ka shumë vlera arkitektonike , për studentët është një mundësi shumë e mirë sepse arrijnë të  materializojnë çfarë kanë në teori , të shohin dhe të prekin  arkitekturën karakteristike, të ndjejnë arkitekturën e banesave 200-vjeçare, teknologjinë e ndërtimit e cila sot pothuajse ka humbur por tregon që është shumë e suksesshme duke i mbajtur objektet për një kohë të gjatë”, Nikolla Vesho, pedagog.

Krahas vlerave njohëse dhe studimore të rinjtë pjesëmarrës kontribuojnë drejtpërsëdrejti në mirëmbajtjen dhe kthimin në identitet të godinave karakteristike

 “Mendoj se është një vlerë e shtuar për qytetin e Gjirokastrës sepse arkivat  e të gjitha godinave me vlera kulturore apo historike janë bosh  kështu që mendojmë të japim kontributin  tonë megjithë pajisjet e nevojshme  si p.sh me lazer skaner apo me  dron për të  dhënë një projekt  të plotë edhe  ndoshta edhe për ta rijetëzuar”,-tha studentja.

 “Duke qenë se godinat historike këtu në Gjirokastër po e shohim gjatë punës që I kanë arkivat jo kaq të plota  ne mund të kontribuojmë shumë mirë  që ti rijetëzojmë  këto arkiva dhe pse jo të kontribuojmë  më shumë tek  zhvillimi i tyre”,-tha studentja.

Puna studimore e specialistëve të rinj të trashëgimisë kulturore shërben si fillesë dhe nxitje për zbatimin në vazhdimësi të projekteve restauruese në Gjirokastër

 “Këto nisma janë shumë të rëndësishme që vijnë në qytetin e Gjirokastrës, qytet i UNESCO-s sepse na ndihmojnë  shumë për punët, projektet tona  jo vetëm për qytetin  por edhe për mbrojtjen e  shtëpive karakteristike, trashëgimisë sonë kulturore , janë një kontribut mjaft I vlefshëm”, Amalia Mosho, specialiste e monumenteve të kulturës.

Promovimi, mirëmbajtja dhe restaurimi i godinave muzeale në Gjirokastër tashmë janë vlera të shtuara për rijetësimin e tyre dhe zhvillimin e turizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026