Gjirokastra lakmohet nga turistët e huaj, ja sa vizitorë priti brenda një viti
Gjirokastra po lakmohet gjithnjë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj.
Prenotimet dhe shifrat e këtij viti, tregojnë se qyteti i gurtë mbart çmime dhe vlera, për të cilat, turistët do të ktheheshin sërish.
Përgjatë këtij viti Gjirokastra ka pritur mbi 150 mijë turistë, ndërsa mijëra të tjerë vazhdojnë të vizitojnë qytetin e gurtë.
Bizneset dhe operatorët turistike shprehen se ecuria, është brenda pritshmërive ndërsa nuk ka patur anullime të prenotimeve.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Maksim Hoxha u shpreh kështu:
“Sektori i hotelerisë tek pritshmëritë është në bazë të rezervimeve të hershme që ka patur, rezervimet janë kryer nuk ka patur anullime deri tani.”
Përfaqësuesit e biznesit lokal shprehen se nuk ka rritje të ndjeshme të çmimeve, ndërsa kostoja e qëndrimit për një turist vendas e të huaj, është e përballueshme.
“Çmimet janë shumë të mira për këtë vit, dhe janë ulur pothuajse në të gjithë njësitë akomoduese ndërsa restorantet kanë çmime shumë të mira, të përballueshme jo vetëm nga turistët e huaj por edhe nga turistët vendas.” –thotë Piro Dhema, administrator i një biznesi turistik.
-Çfarë turistësh e preferojnë biznesin tuaj ?
“Kemi patur edhe turistët elitar dhe turistë të nivelit të mesëm por besoj se Gjirokastra ka nga të gjitha nivelet e turistëve në qytet, për të gjithë shtresat e çmimeve.” –thotë ai.
Turistët që vizitojnë Gjirokastrën vijnë nga vende të ndryshme të botës. Ata vlerësojnë historinë dhe bukurinë e qytetit, mikpritjen duke premtuar se do të rikthehen sërish.
“Jam nga Polonia, opinioni im për vendin tuaj është shumë i mirë sepse Shqipëria është shumë e ngrohtë dhe mikpritëse,do ti ftoja të gjithë që të vinin për ta vizituar.” –shprehet një turiste.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë