Kryeministri polak: Armëpushimi në Ukrainë mund të ndodhë shumë shpejt

10 Nëntor 2024 | 09:30

Kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se në ditët e ardhshme pritet të shpallet një datë e armëpushimit në Ukrainë, ndërkohë që po shqyrtohen edhe garancitë e sigurisë për Kievin.

Duke iu referuar planeve për paqe që lidhen me administratën e ardhshme të Donald Trump, Tusk ka shpjeguar se çdo propozimi është ende në fazën përgatitore dhe nuk përfshin detaje konkrete për një zgjidhje të menjëhershme.

Tusk ka nënvizuar rëndësinë që çdo vendim për Ukrainën të merret duke përfshirë në proces të gjitha palët, veçanërisht popullin ukrainas dhe vendet e prekura, si Polonia dhe shtete të tjera në rajon. Sipas tij, angazhimi i SHBA-së për një ulje të ndërhyrjes direkte në çështjet e Ukrainës do të ndikojë mbi mënyrën si do të ndërtohet paqja dhe siguria.

Lajmi vjen në një moment kur Pentagoni ka njoftuar se Ukraina nuk do të marrë furnizimin e parashikuar të sistemeve të avancuara raketore ATACMS, një sistem mbrojtjeje që Kievi e konsideron si një mjet kyç për të mbrojtur territorin e tij. Ndërkohë, Ëall Street Journal raportoi se Elon Musk, në rolin e tij si këshilltar i besuar i presidentit të zgjedhur Donald Trump, ka marrë pjesë në një telefonatë mes Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Musk ka garantuar mbështetjen e tij për Ukrainën përmes rrjetit të satelitëve Starlink, të cilët janë jetikë për komunikimet ukrainase në zonat e luftës.

Nga ana tjetër, kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Italia do të qëndrojë përkrah Ukrainës për aq kohë sa konflikti me Rusinë do të vazhdojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026