Trump bisedë telefonike me Zelenskyn, biseda dhe ndërhyrja surprizë e Elon Musk
Elon Musk thuhet se i bëri një surprizë presidentit Zelensky, gjatë një telefonate që ky i fundit pati me presidentin e zgjedhur të Amerikës Donald Trump.
Musk ishte i pranishëm me Trump gjatë telefonatës për rreth 25 minuta me udhëheqësin ukrainas, sipas Axios.
Trump i dha telefonin Musk-ut dhe miliarderi pati një bisedë të shkurtër me Zelenskyn.
Në telefonatë, Zelenskyy falënderoi Musk për satelitët që i kishte ofruar Ukrainës përmes kompanisë së tij, Starlink, sipas AFP. Musk nga ana tjetër shtoi se do të vazhdojë të ofrojë lidhje interneti satelitore, thuhet në raport.
Musk, i cili bëri fushatë energjike për Trump, ka një histori të përzier në çështjet që kanë të bëjnë me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Miliarderi fillimisht i ofroi Ukrainës lidhje interneti falas përmes satelitëve Starlink, me ndihmën e financimit nga disa entitete të tjera, përfshirë qeverinë amerikane.
Telefonata e Zelenskyyt me Trumpin, thuhet se ishte qetësuese për presidentin ukrainas . Trump i tha Zelenskyy se ai do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, megjithëse nuk hyri në detaje, sipas Axios. Në një deklaratë, Zelenskyy tha se ai e lavdëroi Trump dhe ekipin e tij për fushatën e tyre të suksesshme.
“Ne ramë dakord të mbajmë dialog të ngushtë dhe të avancojmë bashkëpunimin tonë,” shkroi ai në Tëitter. “Udhëheqja e fortë dhe e palëkundur e SHBA-së është jetike për botën dhe për një paqe të drejtë.”
Fjalët dhe veprimet e Musk ndonjëherë kanë qenë ambigue në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Sipas një biografie të Walter Isaacson, Musk refuzoi të aktivizonte satelitët mbi Krime në përgjigje të një kërkese urgjente nga Ukraina. Musk tha se refuzimi ishte për të shmangur bërjen e SpaceX, kompanisë mëmë të Starlink, “bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzimi konflikti”.
Musk gjithashtu kishte postuar në Twitter atë që ai paraqiti si plan për paqen, por që ekspertët e cilësuan si një plan pro Kremlinit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë