Cilët janë dy emrat e parë që Trump përjashtoi nga administrata e tij e ardhshme
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, tha të shtunën se nuk do t’i kërkonte ish-kundërshtares kryesore brenda Partisë Republikane, Nikki Haley ose ish-sekretarit të shtetit Mike Pompeo t’i bashkohej administratës së tij të dytë.
Një mospërfillje e dukshme për dy zyrtarë të shquar që shërbyen gjatë mandatit të tij të parë.
“Unë nuk do të ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley, apo ish-sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, për t’iu bashkuar administratës Trump, e cila aktualisht është në formim”, shkroi Trump në faqen e tij të mediave sociale, Truth Social, të shtunën mbrëma.
“Vlerësoj shumë punën me ta më parë dhe do të doja t’i falënderoja për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë”, vijoi Presidenti.
Trump ka një pakënaqësi të veçantë ndaj Haley-t, ish-ambasadores së tij në Kombet e Bashkuara, që kur ajo e sfidoi atë në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane.
Haley ishte kritike mjaft e ashpër e Trump gjatë fushatës brenda partisë, duke u kërkuar votuesve të largoheshin nga Trump.
Por në fund të përfundimit të primareve, Haley njoftoi se do të votonte për Trump.
Trump e sulmoi Haley-n në terma thellësisht personalë gjatë zgjedhjeve paraprake, duke u tallur me burrin e saj dhe emrin e dhënë të Haley-t që pasqyron trashëgiminë e saj indiane. Ajo gjithashtu u përplas privatisht me të gjatë kohës së saj si ambasadore në Kombet e Bashkuara në administratën e tij të parë.
Pompeo, i cili shërbeu si sekretar i shtetit dhe si drejtor i CIA-s gjatë mandatit të parë të Trump, nuk është përplasur me Trump në të njëjtën mënyrë.
Ndërsa Trump fillon të mbledhë administratën e tij të ardhshme, tashmë janë shfaqur disa kandidatë kryesorë për rolet kryesore. Kandidatët për sekretar të shtetit përfshijnë Senatorin Marco Rubio (R-Florida) dhe ish-drejtorin në detyrë të inteligjencës kombëtare Richard Grenell.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West