Buxheti i planifikuar nga qeveria për Bujqësinë në vitin 2025

10 Nëntor 2024 | 14:28

Numri i fermerëve që do të përfitojnë naftë falas, pritet të rritet gradualisht gjatë viteve të ardhshme. Në planin e Ministrisë e Bujqësisë, nga 31 500 fermerë që marrin karburant përmes skemës kombëtare sot, në vitin 2026 numri do të rritet në 32.500 dhe në 2027 do të arrijë në 33 mijë.

Të dhënat tregojnë se kërkesat janë më të larta, me numrin e aplikimeve që arrijnë në 55 mijë cdo vit, por numri i përfituesve është më i ulët për shkak të regjistrimit të tyre në sistem.

Por, përvec fermerëve edhe fondi që ndan qeveria cdo vit është i limituar. Vetë, Ministria e Bujqësisë është shprehur se fondi vjetor është 12 milionë euro dhe ai ndahet në mënyrë proporcionale për aplikuesit që plotësojnë kriteret.

Të dhënat tregojnë se qarku Fier, është ai që kryeson për nga numri i aplikantëve dhe përfituesve, ndjekur nga Qarku i Korçës, Beratit, Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës.

Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet varion, deri në 100% të vlerës, për fermerët me sipërfaqe toke deri në 10 hektarë dhe 50% për sipëraqen më të madhe se 10 hektarë.

Skema e mbështetjes me naftë ka ndryshuar dhe nuk bëhet përmes kartave si vitet e kaluara, por me pará të cilat kalojnë në llogaritë e fermerëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026