Europa e para për konsum alkooli, OBSH: Trajtimi i dëmeve kushton miliarda euro
Konsumimi i alkoolit i kushton miliarda euro kujdesit shëndetësor. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e OBSH, që ka lançuar Manualin e Politikave për Alkoolin.
Duke u nisur nga fakti që Europa ka nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit globalisht, me të rriturit konsumojnë mesatarisht 9.2 litra alkool të pastër çdo vit ekspertët kanë marrë në analizë dëmet shoqërore dhe shëndetësore, me miliardat që i kushton trajtimi I sëmundjeve sistemit shëndetësor , vdekje të parakohshme, humbja e produktiviteti, si dhe dëmi social.
Dëmet nga alkooli prekin të gjitha popullatat, duke ndikuar si te individët që konsumojnë alkool, ashtu edhe te ata që nuk konsumojnë.
Ekspertët nxjerrin në pah se alkooli gjithashtu kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në rëniet, mbytjet, djegiet, sulmet seksuale, dhunën mes partnerëve dhe vetëvrasjet.
Në vitin 2019, alkooli ishte përgjegjës për gati 1 në çdo 3 vdekje nga lëndimet në Rajon, 42% të vrasjeve, 37% të vetëvrasjeve dhe 35% të vdekjeve në rrugë.
Manuali i Politikave për Alkoolin, i hartuar nga OBSh synon të ndihmojë vendimmarrësit në debatet e vazhdueshme rreth dëmeve nga alkooli dhe politikave që duhen hartuar për mbrojtjen e shëndetit publik.
Njëherazi, ekspertët bazohen në kërkime shkencore që tregojnë se asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër