Ylli Manjani: Dallimin do ta bëjë LSI, nuk është për t’u nënvlerësuar

19 Prill 2021 | 20:56

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar gjetjet e sondazhit të MRB dhe Euronews Albania thotë se LSI-ja e ka dëmtuar PS-në në dy palë zgjedhje, konkretisht në vitin 2005 dhe në vitin 2009.

“LSI e ka dëmtuar PS dy herë dhe kjo ka ndodhur në vitin 2005 dhe 2009 dhe në të gjitha zgjedhjet e tjera rritja e LSI nuk ka përkuar me dëmtimin ndaj PS. Pra, në këto dy palë zgjedhje, ishin zgjedhje deçizive, ku përçarja e të majtës solli në pushtet të djathtën dhe ishte efekt i dukshëm i LSI. Herë të tjera ka qenë rritje në kurriz të PD”, tha ai.

Ai theksoi se nëse LSI-ja do të kthehet tek modeli i kaluar me shumë gjasë do të dëmtojë PS-në.

Sipas tij, për aq kohë sa sondazhi i nxjerrë dy partitë e mëdha në garë të ngushtë mes tyre, LSI-ja do jetë forca që do të bëjë dallimin më 25 prill.

“Nëse po flasim se LSI do kthehet  tek 2005 ose 2009, unë mendoj se do bëjë të njëjtin dëm. Ky sondazh nxjerrë forcat e mëdha thuajse kokë më kokë, dallimin I bie se do ta bëjë LSI. Nuk është për tu nënvlerësuar në këtë këndvështrim. Sido që të jetë, unë them se LSI e ka një efekt”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021