Biznesi thirrje qeverisë: Ndryshoni paketën fiskale, ndaloni blerjet me euro

13 Nëntor 2024 | 13:48

Shoqatat e Biznesit kërkojnë rishikim të paketës fiskale. Në një letër të dërguar në qeveri, ato propozojnë lehtësi të taksave në bujqësi dhe ndërtim, si dhe një plan konkret për ndalimin e transaksioneve me euro.

Tetë shoqata biznesi në vend kërkojnë ndryshime në paketën fiskale për vitin 2025. Në një letër drejtuar qeverisë, ato theksojnë se bizneset e vogla dhe të mesme po përballen me vështirësi financiare dhe një situatë të pasigurt, të ndikuar nga tregu global, i cili ka sjellë një efekt zinxhir të rritjes së çmimeve në lëndët e para.

Me këtë argument, sipërmarrjet kërkojnë uljen e TVSH-së në nivelin 5-7% për agroindustrinë, kompensimin e 20% të TVSH-së për fermerët dhe heqjen e TVSH-së për plehrat organikë.

Në listën e kërkesave është edhe rishikimi në ulje i taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe tarifës së depozitimit të dherave. Po ashtu, bizneset kërkojnë rimbursim automatik të TVSH-së.

Në letrën e tyre, shoqatat e biznesit kërkojnë edhe ndalimin e shitjes dhe blerjes me monedha të huaja, një masë që është pjesë e planit për deeuroizimin dhe që mund të ndikojë pozitivisht në kursin e këmbimit valutor, duke e bërë atë më të qëndrueshëm.

Propozimet shtesë të shoqatave lidhen gjithashtu me formalizimin e ekonomisë dhe thjeshtimin e legjislacionit për taksapaguesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026