Masakra e Dobraçit, flet Drejtori i Policisë së Shtetit: Po të kisha shkop magjik…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë këtë të mërkurë në Komisionin e Sigurisë, ku u zhvillua Seanca dëgjimore për projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”.
Gjatë kësaj seance, ai komentoi për herë të parë ngjarjen tragjike të Shkodrës, ku humbën jetën katër persona, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën dhe duke theksuar angazhimin e policisë për zbardhjen e plotë të këtij krimi.
Ai siguroi anëtarët e komisionit dhe qytetarët se grupi i posaçëm i hetimit është duke punuar intensivisht dhe se do të jepen rezultate konkrete shumë shpejt.
“Për sa i përket ngjarjeve kriminale, ka një shqetësim. Sidomos ngjarja e fundit në Shkodër. Ngjarja ishte e rëndë, unë jam qytetar vetë dhe e vlerësoj dhe shqetësimin tuaj qytetar. Nuk diskutohet që ne kemi qëndruar, grupi i posaçëm po punon dhe me garanci iu them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezultate konkrete. Ngjarja ishte e rëndë; sikur të kisha shkopin magjik për ta kthyer kohën pas, besoj se të gjithëve nga ne do t’ua kishim vënë dorën në zemër për të mos ndodhur, por ja që ka ndodhur dhe është fakt, dhe duhet të përballemi me të”, tha Proda.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset