Masakra e Dobraçit| Lejuan personin e 3-të largohet, procedohen efektivët në Shkodër
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës, ku akuzon disa efektivë të Policisë së Shkodrës për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona.
Sipas burimeve për Euronews Albania, AMP ka dyshime të forta se efektivët e Policisë së Shkodrës nuk kanë kryer detyrën siç duhet, duke lejuar që të largohet nga vendngjarja personi i tretë që dyshohet të ketë qenë në makinën e viktimave, Hamza Licit dhe Arlind Buhatit.
Tashmë, Prokuroria ka nisur hetime të thelluara lidhur me grupin e efektivëve që ndodheshin në vendngjarje.
Ende mbetet mister identiteti i personit që shfaqet në një video të siguruar nga hetuesit.
Edhe pse nuk është e konfirmuar ende nga policia, ka dyshime të forta se personi i tretë që ka qenë në makinën e viktimave është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.
Atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më datë 30 tetor, ku persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti me targa kroate.
Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital.
Autorët e atentatit dyshohet se janë afruar paralelisht me makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, duke hapur zjarr me breshëri plumbash për rreth 150 metra në lëvizje.
Dyshohet për tre atentatorë, dy në rolin e ekzekutorit dhe një në drejtimin e mjetit.
Ndërkohë, hetuesit po presin rezultatet e analizës shkencore të armës së tretë që u gjet në automjetin e viktimave, përmes së cilës do të përcaktohet nëse shenjat e gjurmëve të gishtërinjve ose gjakut i përkasin Ibrahim Licit.
I shumëkërkuari dyshohet të ketë qenë i pranishëm në vendngjarje sipas një videoje amatore të publikuar pas ngjarjes.
Konfirmimi i pranisë së Licit në automjet do të ndryshonte tërësisht drejtimin e hetimeve dhe do të ndihmonte në identifikimin e shënjestrës kryesore të këtij atentati të rëndë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë