Jonila Godole: Rama bëri një krim me të dhënat, por e shiti si çështje qesharake

19 Prill 2021 | 21:18

Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole theksoi se zbutja e toneve nga kryeministri Edi Rama ka çuar në demotivimin e palës tjetër sepse nuk kanë pasur ku ta godasin politikisht.

Duke komentuar çështjen e “patronazhistëve”, znj. Godole u shpreh se Rama e përdori këtë temë në mënyrë mjeshtërore dhe e shiti në publik sikur të ishte diçka “krejt qesharake” dhe aspak problematike për qytetarët.

“Rama nuk është më agresiv dhe tek pjesa tjetër i ka demotivuar se nuk ka ku ta ngacmojnë. Ka një gjë normalisht, ishte kjo gjëja me patronazhin dhe patronazhistët, e cila në mënyrë mjeshtëror u përdor nga Rama për ta bërë sa më qesharake në daljet e tij në ditët e fundit, ai i mori në mbrojtje, dhe tha se është normale. Pra, bëri normale diçka që në thelb përbën një krim”, tha ajo.

Ky veprim për znj. Godole në një vend tjetër do të përbente një skandal të madh.

“Edhe një gjë që është kaq delikate Në një vend normal demokratik do të kishte përbërë një skandal dhe do kishte një hetim menjëherë de jo të hetoheshin të partë gazetarët, edhe ky skandal kaq i madh, ai mundi në mënyrë mjeshtërore dhe me ndihmën e mediave dhe në daljen e emisioneve të mediave duke i kthyer në batutë. Duke thënë se kjo është një gjë normale.”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021