Dorëhiqet prokurori i Trump, Smith do largohet para se presidenti të marrë detyrën

13 Nëntor 2024 | 20:18

Jack Smith, hetuesi i posaçëm që ndoqi dy çështje penale ndaj Donald Trump, do të japë dorëheqjen përpara se presidenti i zgjedhur të marrë detyrën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. Smith ngriti dy çështje federale ndaj zotit Trump, një për keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara dhe tjetra për përpjekjen e dyshuar të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s.

Politikanët republikanë i konsideruan çështjet një “luftë ligjore” dhe të “motivuara politikisht”, ndërsa vetë Trump e përshkruante vazhdimisht hetuesin si “të rrjedhur” dhe një “prokuror anti-Trump”.

Vendimi i Smith për t’u tërhequr përpara se Trump të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë vjen pjesërisht për shkak të paralajmërimeve të presidentit të zgjedhur për ta shkarkuar atë “brenda 2 sekondave” nga marrja e detyrës më 20 janar – raporton “New York Times”.

Fitorja e bujshme e Trump javën e kaluar shënoi fundin e çështjeve të ngritura nga hetuesi i posaçëm ndaj ish-presidentit.

Plani për mbylljen e hetimeve ndaj tij u njoftua pas opinionit të Departamentit të Drejtësisë se një president në fuqi nuk mund të procedohet për krime.

Pritet që çështjet të mbyllen përpara se zoti Smith të lërë detyrën, pasi një nga qëllimet e tij është të mos lërë punë të pambyllura për kolegët e ardhshëm, vijojnë mediat amerikane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026