Romani më i ri i Ben Blushit, e ardhmja dhe parajsa e krijuar nga IA
Pas një suksesi me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjellë librin më të ri për lexuesin të titulluar “Parajsa Artificiale”.
Blushi vjen para lexuesit me një roman që e cilëson eksperiment, ku bashkohen dashuria dhe shkenca.
Një roman dashurie që merret me të ardhmen dhe parajsën e krijuar nga inteligjenca artificiale, u takua këtë të mërkurë me lexuesin në Panairin e 27 të librit në “Pallatin e Kongreseve”.
Dhe duke sqaruar se pse ky libër është ndryshe nga ato të shkruar më parë, Blushi thekson se:
“Ky libër është pak më ndryshe për 2 arsye; pasi është më i shkurtër dhe për shkak të stilit se nuk rrëfen. Janë dy njerëz që flasin me njëri tjetrin vazhdimisht, i bëjnë pyetje njëri-tjetrin dhe kështu shpjegojnë si do jetë bota nesër dhe në të ardhmen”, tha Blushi.
Për botimin e ri autori informoi lexuesit vetëm pak ditë më parë, dhe për këtë ka një arsye.
Romani “Parajsa Artificiale” takon profetë, religjione, kombe e kultura, duke parashikuar një të ardhme ku njeriu, siç e njohim nuk është më sepse utopitë janë edhe revolucione.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta