Trump zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm dhe Drejtoreshën e Zbulimit Kombëtar

14 Nëntor 2024 | 14:06

Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon të plotësojë kabinetin e tij me zyrtarë që e kanë mbështetur gjatë fushatës. Së fundmi, ai ka njoftuar emrat për dy pozita të rëndësishme: Sekretarin e Shtetit dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

Siç ishte njoftuar më herët në media, Trump bëri me dije se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit. Në një deklaratë, Trump e përshkroi Rubio-n si një “avokat të fortë për kombin, një mik të vërtetë të aleatëve tanë dhe një luftëtar të patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve”.

Rubio është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin dhe anëtar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranit dhe ka qenë një nga kandidatët që Trump po shqyrtonte për postin e nënpresidentit, përpara se të vendoste përfundimisht për senatorin J.D. Vance.

Po ashtu, Trump ka zgjedhur ligjvënësin e Floridës, Matt Gaetz, për të shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm, një nominim që pritet të shkaktojë debate dhe të kalojë nëpër një proces miratimi në Senat.

Në një tjetër emërim, Tulsi Gabbard, ish-anëtare demokrate e Kongresit dhe kandidate për presidente, u përzgjodh për të shërbyer në postin e Drejtoreshës së Zbulimit Kombëtar.

Edhe pse kabineti i Trump-it nuk është plotësuar ende, ai ka bërë emërimet kryesore në ditët pas zgjedhjeve. Megjithatë, ende mbeten shumë pozita të rëndësishme pa emërime. Duket se presidenti i zgjedhur Trump po e plotëson kabinetin e tij në një ritëm të shpejtë, duke zbardhur të gjitha emrat që do të mbajnë postet kryesore gjatë mandatit të tij katërvjeçar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026