Trump zgjedh amabsadoren e SHBA-së në OKB, kush është 40-vjeçarja Elise Stefanik
Elise Stefanik, kongresmenja e Distriktit të 21-të të Nju Jorkut, është zgjedhur nga presidenti Trump si ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, sipas një konfirmimi nga CBS News. Ky emërim vjen në një periudhë të ndjeshme për politikën e jashtme amerikane, pasi tensionet ndërkombëtare janë përshkallëzuar në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Stefanik, 40 vjeçe, ka një histori interesante në politikën amerikane. Që në moshën 30-vjeçare, ajo bëri histori si gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres dhe vazhdon të përfaqësojë Distriktin e 21-të të Nju Jorkut. Megjithëse fillimisht e kishte pozicionuar veten si një republikane e moderuar dhe kritikoi publikisht ish-presidentin Donald Trump, më vonë ajo u kthye në një nga mbrojtëset e tij më të vendosura.
Në deklaratën e tij për Neë York Post, Trump e përshkroi Stefanik si një “luftëtare të fortë, të ashpër dhe të zgjuar për kauzën ‘America First’.” Kjo përzgjedhje shihet si pjesë e strategjisë së tij për të konsoliduar mbështetjen brenda bazës republikane dhe për të forcuar qëndrimin e Amerikës në skenën ndërkombëtare.
Roli i ambasadores së OKB-së konsiderohet vendimtar për diplomacinë dhe sigurinë globale, pasi Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përballen me kriza të mëdha. Si ambasadore, Stefanik pritet të jetë në qendër të përpjekjeve për ndërmjetësimin e konfliktit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht në një periudhë kur fuqitë globale përballen me sfida komplekse.
Emërimi i Stefanik ndjek emërimin e Susie Wiles si shefe e shtabit të Trumpit, të cilën ai e përshkroi si “gruaja e akullt,” një referencë për qetësinë dhe profesionalizmin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë