Rezultatet e Ligës së Kombeve: Fiton Italia, Anglia likuidon Greqinë
Italia nuk ka zhgënjyer në transfertën e Belgjikës, duke marrë një fitore minimale ndaj djajve, por që vlen shumë për situatën në grup. Axurrët, me 3 pikët e radhës, janë të konfirmuar si kryesues të grupit, ndërsa i tolerohet edhe një humbje me rezultat minimal në ndeshjen e fundit me Francën. Në përballjen e së enjtes, italianët u mjaftuan me një gol të Tonalit për të marrë pikët e plota dhe të qëndrojnë të parët.
Dominimi absolut i Francës ndaj Izraelit nuk vlejti, pasi përballja në fjalë u mbyll me rrjeta të paprekura. Trikolorët, edhe pse bombarduan portën e kundërshtarit, nuk arritën dot të gjejnë golin, por rezultatet negative të Belgjikës i japin mundësinë të qëndrojnë në vendin e dytë, që i avancon më tej në Ligën e Kombeve.
Pas humbjes në Londër, Anglia i ktheu reston Greqisë, duke e mposhtur pastër në transfertë. Watkins, Jones dhe një autogol i portierit Vlachodimos mjaftuan për 3 pikët e radhës për luanët britanikë, që marrin kreun e klasifikimit, duke zbritur Greqinë në vendin e dytë. Të enjten, fitore regjistruan edhe Austria, Irlanda, Norvegjia, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Grumbullohet Kombëtarja, Strakosha e Fetai analizojnë sfidat: Na presin 2 finale
- Ndeshja kundër Çekisë, kuqezinjtë besojnë te fitorja: E njohim mirë kundërshtarin
Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord