Jasir Asani në dyshim! Nisin përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës
Departamenti i Komunikimit në FSHF bëri me dije se sulmuesi Jasir Asani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas problemit që shfaqi në ndeshjen ndaj Çekisë dhe më pas do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo për takimin ndaj Ukrainës.
Kombëtarja u rikthye sot në fushë ku nisën zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, e programuar për t’u luajtur të martën e 19 nëntorit në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Skuadra zhvilloi një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët të cilët luajtën titullar bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.
“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni