RTSH u rrëmbye! Agresorët hynë brenda dhe u benin presion kolegeve të mia…

17 Nëntor 2024 | 19:50

Iva Hoxha, e cila për 30 vite ka qenë një nga figurat më të dashura të Radio Televizionit Shqiptar erdhi këtë javë në një rrëfim për “Profil” në Euronews Albania. Ajo foli mbi karrierën dhe jetën ku tregoi dhe momente dramatike në punën e saj.

“Pas trazirave të vitit 1997 ishte një gjendje e jashtëzakonshme dhe televizioni ruhej me policë dhe mbaj mend kur në vitin 1998 ndodhi vrasja e Azem Hajdarit, në televizion hynë shumë njerëz të cilët i bënin presion kolegeve të mija në studion e lajmeve duke u thënë që të flisnin për gjërat që ata donin dhe kishin kundër pushtetit. Atë ditë isha në turrn dhe televizioni ishte i rrethuar prandaj vendosa të mos shkoja në punë sepse kisha frikë por pasi ministri doli në deklaratë u riktheva në televizion. Ne na u duk sikur televizioni u rrëmbye dhe atë ditë siç isha e terrorizuar, nuk bëra as grimin por dola në anoncim duke thënë se kjo është shtëpia jonë”, u shpreh Iva Hoxha.

Për më shumë ndiqni këtë rrëfim të veçantë në kanalin zyrtar të Euronews Albania në Youtube.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026