Rama prezanton bonusin e pensionistëve, opozita proteston: Ndërpritet seanca
Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend, ku prezantoi pr.buxhetin për vitin 2025, se bonusi i fundvitit për pensionistët do të jetë 2 dhe 3-fishi i atij të viteve të shkuara të ndarë sipas dy kategorive.
“Dua ta nis këtë prezantim me lajmin e mirë që dua t’ju përcjell pensionistëve se ditët në vijim qeveria do çlirojë një fond prej 100 mln eurosh për bonusin e fundvitit. Të gjithë ata pensionistë që kanë një pension deri në 20 mijë lekë do marrin 3-fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh, ndërsa ata që kanë një pension më të madh se 20 mijë do marrin 100 një bonus prej 100 eurosh. Bonusi i trefishtë do përfitohet nga gjysmë milioni pensionistësh, ndërsa 210 mijë të tjerë do përfitojnë nga bonusi i dyfishtë”, tha Rama.
Gjatë kohës që Rama mbante fjalën e tij, deputetët e opozitës qëndronin në këmbë duke folur nga vendi dhe duke krijuar kaos në sallën plenare. vetë Rama i kërkoi kryeparlamentares Spiropali 5 minuta pushim dukë ndërprerë seancën.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta