“Si në pleniumet e PPSH”, Noka: Rama u tall me pensionistët, ju duartrokisni

18 Nëntor 2024 | 11:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, e cilësoi tallje me pensionistët fjalën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shigjetoi kolegët e PS, të cilët siç tha me duartrokitjet e tyre i kujtuan kohën e Partisë së Punës.

“Foli dhe fyeu mbetja e pariciklueshme e këtij vendi. Në qoftë se ka mbetje të pariciklueshme në këtë vend, ky që doli ishte. E dyta, ka turp më të madh?! Kur isha i ri shikoja pleniumet e dikurshme të partisë tuaj, ku ngriheshin në këmbë dhe duartrokisnin në kor, po a ka neveri më të madhe se kjo sot“, tha Noka.

Sipas Nokës, që nga 2014 deri tani, qeveria ka inauguruar sipas tij vetëm 20 km autostradë, dhe janë rrugë me çmime 10-fish më shtrenjtë se rajoni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026