Nations League| Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës

18 Nëntor 2024 | 19:35

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë të nëntorit dhe të fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bëri me dije me një postin në faqen zyrtare se grupi u stërvit i plotë, ndërsa Jasir Asani zhvilloi fillimisht një seancë individuale dhe më pas iu bashkua grupit.

Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Ukrainës.

Atmosfera në ekip është pozitive dhe kuqezinjtë ndihen shumë të motivuar për të përmbushur objektivin dhe për të dhënë maksimumin nesër para tifozëve që do të jenë në stadiumin “Air Albania”.

Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe skuadra në fushë provoi disa skema të ndryshme loje dhe vendosje taktike.

Ndeshja Shqipëri – Ukrainë e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026