14 vjeçari që ndërroi jetë ishte futbollist, reagon klubi i “Dinamos”

18 Nëntor 2024 | 19:24

14 vjeçari që humbi jetën pas sherrit me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, mësohet se ishte futbollist. M.C luante për Dinamo U-15. Vetë klubi i futbollit ku aktivizohej i mituri ka reaguar në një postim në rrjete sociale:

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë M. C, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe”, mbyllet reagimi i klubit të futbollit ku aktivizohej i mituri.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur sapo fëmijët kanë mbaruar mësimin dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026