“Sherri nisi në rrjetet sociale”, gazetarja jep detaje mbi vrasjen e 14-vjeçarit

18 Nëntor 2024 | 18:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tjerë. Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla raportoi nga “Spitali i Traumës” detaje të tjera mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin ku ndër të tjera tha se dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh.

Duket se pas  përplasjes në rrjetet sociale, dy të rinjtë janë sulmuar nga bashkëmoshatarët e tyre, gjë që solli vdekjen tragjike të njërit prej tyre dhe plagosjen e shokut të tij.

14-vjeçari me inicialet L. M. që ka marrë goditje në gjoks, ndodhet në gjendje shëndetësore stabël, nga burime të pakonfirmuar në një spital privat, ndërsa 14-vjeçari M.C ka ndërruar jetë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026