Izraeli sulmohet nga Hezbollahu, vritet një grua. 17 persona mbeten të plagosur

18 Nëntor 2024 | 22:49

Një grua u vra dhe të paktën 17 persona u plagosën në disa breshëri raketash të lëshuara nga Hezbollah të hënën, pasi grupi terrorist lëshoi ​​më shumë se 100 raketa në veri të Izraelit dhe një raketë në qendër të vendit gjatë gjithë ditës.

Sips mediave izraelite, gruaja, e identifikuar si Safaa Awad, 41 vjeç, u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në mbrëmje nga një raketë që goditi një ndërtesë trekatëshe në qytetin verior të Shfar’am pasi Hezbollahu qëlloi pesë predha në Galile.

Midis viktimave të plagosur ishin një grua 41 vjeç dhe një djalë 4-vjeçar në gjendje të rëndë, tha Spitali Rambam në Haifa.

Mjekët thanë se gruaja u bllokua brenda ndërtesës dhe u gjet nga shërbimet e shpëtimit, por u deklarua e vdekur pak më pas. Personat e tjerë u lënduan lehtë nga xhami i thyer, sipas reaguesve të parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026