Kapet kamioni me drogë në Kapshticë, arrestohen babë e bir
Babë e bir, janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të Kapshticës, pasi në kamionin me të cilin po udhëtonin u gjet rreth 50 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa.
Dyshohet se droga kishte për destinacion Greqinë dhe më pas Turqinë. Babai dhe i biri kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni për praninë e drogës në kamionin e tyre. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit rutinë me skaner, ku u zbulua e fshehur në tavanin e rimorkios.
Kamioni ishte bosh, dhe droga ishte fshehur në një vend të vështirë për t’u zbuluar pa një kontroll të detajuar.
Policia po vazhdon hetimet, pasi besohet se ka të tjerë persona të përfshirë në këtë rast. Dy të arrestuarit ishin punonjës dhe dyshohet se pronari i automjetit mund t’i ketë mashtruar, duke i përdorur për transportin e drogës pa dijeninë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni