“Ftoha marrëdhëniet”- Meta flet në gjykatë për raportin me kushëririn e Kryemadhit

19 Nëntor 2024 | 13:40

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paqraqiti mbrojtjen e tij në Apelin e GJKKO këtë të martë, ku kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Meta gjatë fjalës së tij sqaroi dhe marrëdhëniet e tij me biznesmenin shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, emri i të cilit është përmendur në hetimet e SPAK.

Shatku është kushëriri i Monika Kryemadhit, për të cilin SPAK akuzon ish-çiftin Meta Kryemadhi për favorizime.

Meta ka theksuar se kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me Shatkun pas dyshimeve për seriozitetin e tij dhe kishte paralajmëruar të afërmit dhe bashkëpunëtorët për t’u distancuar nga ai.

Meta ka sqaruar se çdo vendim i tij lidhur me marrëdhëniet e LSI-së me dy kompani lobuese, të prezantuara nga Shatku, ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe ato amerikane. Ai shtoi se, nëse ka veprime të paligjshme nga Shatku ose ndonjë person tjetër, SPAK-u duhet të ndërhyjë dhe të veprojë sipas ligjit në Shqipëri dhe SHBA.

“Lidhur me marrëdhëniet e LSI me dy kompani të tjera lobuese të prezantuara nga shqiptaro-amerikani, Adrian Shatku, çdo vendim dhe autorizim i lëshuar nga unë për këto marrëdhënie ka qënë në respekt ekstrem të ligjeve shqiptare dhe amerikane.

Nëse ka veprime të paligjshme nga ky person apo kushdo tjetër, SPAK-u t’i vendosë përpara përgjegjësisë penale në Shqipëri apo SHBA në bashkëpunim me drejtësinë amerikane.

Dua të sqaroj se asnjëherë nuk kam përfituar asnjë gjë nga ky person përveç njohjes që kemi patur për arsye të origjinës së tij dibrane dhe miqësive që kishte me të afërm të mi për këtë shkak.

Siç e kam deklaruar në SPAK prej kohësh, kisha vënë në dyshim seriozitetin e tij dhe ftohur marrëdhëniet me të dhe për këtë kisha paralajmëruar edhe të afërmit, por edhe bashkëpunëtorët e mi, që kishin kontakte të afërta me të”, deklaroi Meta në mbrojtjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026