Flet mes lotësh gjyshja e shokut të 14-vjeçarit: E ëma e priste në shtëpi për drekë
Gjyshja e shokut të 14-vjeçarit që iu pre jeta në mes një ditë më parë pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ka folur së fundmi për mediat. Jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” ku studionte viktima ajo shprehu pakënaqësi në lidhje me prindërit dhe mësuesit të cilët nuk arritën dot të parandalonin këtë ngjarje të rëndë.
“Faji është i prindërve dhe shkollës. Prindërit se kur mësuesja i jep një shpullë, ma vrau fëmijën! Po çfarë e gjeti fëmijën? Po rrini tani se nuk bëhet kështu, i keni bërë liberalë fare, nuk guxojnë mësuesit ti thonë një fjalë fëmijëve se ju vijnë prindërit me vrap”.
“Unë kam nipin dhe është në klasë paralele por nuk kam guxim ta pyes për këtë ngjarje. Djalin e priste nëna dje në shtëpi për drekë, ku i vajti ai fëmijë, ku shkoi përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera? Fëmijët duhet ti mësojnë të duan shokun e të respektojnë më të madhin. Nipi im ka ngrirë komplet dhe ka ardhur sot në shkollë por nuk e di nëse kanë bërë mësim. Unë ishalla vdeksha në sekontë, vetëm këta fëmijë të na rriten”, e mbyll deklaratën e moshuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)