Zelensky: Viti 2025 mund të jetë vendimtar për fituesin e luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se viti 2025 do të jetë vendimtar në përcaktimin se kush fiton lufën. Në një fjalim para parlamentit në ditën e 1000-të të pushtimit rus, duke paraqitur një “plan qëndrueshmërie” për Ukrainën në një moment vendimtar, Zelensky foli pasi Uashingtoni i dha Kievit miratimin e shumëpritur për të lëshuar raketa amerikane në territorin rus.
“Në momentet vendimtare dhe ato që do të vijnë vitin e ardhshëm ne nuk duhet të lejojmë askënd në botë të dyshojë në qëndrueshmërinë e të gjithë shtetit tonë. Dhe në këtë fazë, po vendoset se kush do të mbizotërojë”, u tha Zelensky ligjvënësve ukrainas.
“Kjo betejë nuk ka të bëjë vetëm me Pokrovsk, kjo betejë ka të bëjë me të gjithë Ukrainën, beteja ka të bëjë me të gjithë Evropën, me rendin apo kaosin për të gjithë botën”, tha ai.
Moska ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës përpara dimrit dhe ka marrë më shumë se 10,000 trupa luftarake nga Koreja e Veriut për t’i vënë në betejë.
Në frontin diplomatik, bisedat për një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftimeve po rriten pas zgjedhjes së Donald Trump në Shtetet e Bashkuara.
Mes pasigurisë për ndihmën amerikane, Zelensky tha se Kievi nuk duhet të lejojë askënd tjetër të vendosë për të ardhmen e vendit.
“Kjo është një luftë që vendos fatin e të gjithë kombit. Dhe askush nuk duhet apo nuk mund ta vendosë atë për ne”, tha ai.
Deklaratat nga Trump duke thënë se ai synonte një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës kanë ngritur frikën se Uashingtoni mund ta detyrojë Kievin të pranojë lëshime territoriale.Zelensky tha se Kievit mund t’i duhet të presë fundin e sundimit të Vladimir Putin në Rusi për të rimarrë territorin e tij të plotë të njohur ndërkombëtarisht.
“Ndoshta Ukrainës do t’i duhet t’i rezistojë dikujt në Moskë për të arritur të gjitha qëllimet e saj…, ndoshta për të rivendosur integritetin e plotë të shtetit”, tha Zelensky në fjalim para parlamentit të Ukrainës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur