Ukraina lëshon raketa me rreze të gjatë të prodhuara nga SHBA drejt Rusisë

19 Nëntor 2024 | 13:46

Ukraina ka lëshuar raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA në rajonin Bryansk të Rusisë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, pasi administrata e Biden i dha Kievit dritën jeshile për të përdorur armët me rreze më të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë.

Në orën 3:25 të mëngjesit me orën lokale, Ukraina gjuajti gjashtë raketa balistike në një objekt në Bryansk, tha ministria, shkruan CNN.

“Sipas informacioneve të konfirmuara, ATAMCS i prodhimit amerikan. U përdorën raketa operative-taktike”, thuhet në njoftim.

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi pesë nga raketat dhe një tjetër u dëmtua. Fragmente nga raketa e dëmtuar kanë rënë në territorin e një objekti ushtarak, duke shkaktuar një zjarr që më pas është shuar. Nuk ka pasur viktima apo dëme.

Sulmi do të shënonte herën e parë që Ukraina ka përdorur armët amerikane me rreze më të gjatë për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë. Kyiv nuk i është përgjigjur menjëherë raportit.

Të dielën, presidenti amerikan Joe Biden autorizoi Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze më të gjatë veprimi brenda Rusisë, duke i dhënë fund një ndalimi prej muajsh që synonte të ndihmonte Ukrainën të mbrohet duke mos përshkallëzuar në mënyrë drastike konfliktin.

Vendimi erdhi në një moment vendimtar në pushtimin rus të Ukrainës, tashmë prej 1000 ditësh. Ndërkohë, mijëra trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë, ku trupat ukrainase nisën një kundërofensivë të guximshme gjatë verës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West

Një ish-punonjës i Kanye West që fitoi një çështje kundër tij në fillim të vitit, po i kërkon gjykatësit të detyrojë reperin që t’i paguajë...
18:36 | 14/07/2026

Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme

Pasi ka bllokuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, Irani po sinjalizon se mund të përdorë një tjetër kartë strategjike, duke aktivizuar aleatët e tij Huthi...
18:32 | 14/07/2026