Punonjësit e pastrimit në Fier protestë për pagat, Bashkia i kërcënon me largim
Dhjetra punëtorë të ndërmarrjes së pastrimit të zonave rurale në qytetin e Fierit kanë protestuar për rritjen e pagave dhe mungesën e kushteve të punës. Të indinjuar me pagesat minimale, ata shprehen se e kanë të pamundur të sigurojnë jetesën.
Veç rritjes së pagave, ata kërkuan edhe përmirësimin e kushteve të punës, pasi sipas tyre vështirësia e punës së tyre është e lartë ndikuar nga kushtet e motit dhe mjetet e punës. Gjithashtu shumica prej tyre nuk paguhen për orët shtesë në punë.
Punëtorët e pastrimit paralajmërojnë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të vijojnë me pezullimin e punës dhe do të përshkallëzojnë protesta, ndërsa nga drejtuesit e Ndërmarrjes së Pastrimit përflitet se grevistët do të zëvendësohen.
Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh. Zyrtarët e bashkisë së Fierit mohuan problemet dhe pretenduan se kishin bërë një rritje page prej 2 mijë lekësh në muajin korrik.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta