Alban Skënderaj përzgjidhet nga UNICEF si Ambasadori i Parë për Fëmijët në Shqipëri
Këngëtari shqiptar Alban Skënderaj është përzgjedhur nga UNICEF si Ambasadori i Parë Kombëtar për Fëmijët në Shqipëri.
Njoftimi u bë në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve, që festohet çdo vit më 20 nëntor dhe që sivjet përkon dhe me 35 vjetorin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
Kjo përzgjedhje vjen pas shumë vizitash në terren me UNICEF-in ku ai vëzhgoi personalisht sfidat me të cilat përballen fëmijët shqiptar.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Alban Skënderaj u shpreh:
“Kam qenë vetëm 15 vjeç kur u largova për një jetë më të mirë në Itali. Barka që ishte vetëm për tetë vetë ishte e tejmbushur me 450 azilkërkues. Por tani jam kthyer në vendin tim ku kam gjetur sukses dhe jam lidhur përsëri me rrënjët e mia. Tani, po marr këtë rol të ri si Ambasador Kombëtar i UNICEF-it. Përgjegjësia ime më e madhe do të jetë të sjell zërin e fëmijëve në diskutimet që kanë ndikim tek ta. Pas vizitave të mia në terren, e kam të qartë që duhet të punojmë më shumë për çdo fëmijë në vend u mbusha me shpresë nga projektet e mbështetura nga UNICEF-i në Shqipëri”,-tha Alban Skënderaj.
“UNICEF është mjaft i gëzuar të mirëpresë Albanin, si Ambasadorin tonë të Parë Kombëtar. Është shumë e vërtetë që kemi nevojë për më shumë miq si Alban Skënderaj, të cilët do të na ndihmojnë me ndërgjegjësimin për çështjet e të drejtave të fëmijëve, përfshirë përparimin e të drejtës së çdo fëmije për zhvillim dhe arsim cilësor që në fëmijërinë e hershme. Së bashku me Albanin ndihemi më të fuqishëm, në ndërtimin e një të ardhmeje europiane dhe premtuese për fëmijët shqiptarë, pavarësisht sfidave”,-shpjegoi përfaqësuesi i UNICEF-it Murat Sahin.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër