Përplasje në seancën plenare! Dogjani bllokon foltoren, Spiropali: Po provokoni
Vijon të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare për projekt buxhetin i cili pritet të miratohet këtë të martë. E ndërsa një protestë u mbajt në ambientet e jashtme nga opozitarët, deputetët e opozitës kanë “protestuar” edhe brenda sallës së Kuvendit.
Deputeti Asllan Dogjani pasi iu mohua fjala për procedurë, ka bllokuar foltoren. Punonjësit e gardës u afruan për të shmanur incidentet.
“Për çfarë e zë foltoren zoti Dogjani? Do kalojmë në votim direkt. Po provokoni një sallë të tërë. Diskutimet ishin krejt normale për çfarë e bëni këtë skenë. Keni kohë 30 sekonda po nuk qe procedurë do mbyllet”, tha Spiropali.
Asllan Dogjani pasi mori fjalën tha:
“Janë 300 pensionistë nga Kukësi, Hasi e Tropoja që marrin vetëm 3300 lekë në muaj”, por fjalë e tij u ndërpre sërish nga kryetarja Elisa Spiropali. Kjo nuk është procedurë, ju lutem mos e zini foltoren.
Pas kësaj deputeti Dogjani u largua nga foltorja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta