I gjendet çanta e padeklaruar me para në kabinën e kamionit, procedohet 50-vjeçari
Një shofer kamioni me shtetësi turke është proceduar penalisht nga policia në pikën kufitare të Kapshticës. Policia njoftoi se, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e drejtuar nga ky shtetas, u gjet e fshehur një çantë krahu që përmbante 27,915 euro dhe 2,935 dollarë. Shoferi, i identifikuar si A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll, po tentonte të nxirrte nga Shqipëria këto shuma parash pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Materialet lidhur me rastin i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, për hetime të mëtejshme. Shoferi akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
“Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollatë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi