Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, makina u vodh 1 vit më parë në Tiranë

21 Nëntor 2024 | 10:47

Makina tip Audi që u përdor për vrasjen e Klajdi Prendit rezulton se është vjedhur në Shqipëri. Mjeti është vjedhur në Tiranë para një viti.

Në mjetin tip Audi në orët e para të së martës dyshohet se ishin dy persona, ku një prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë zjarri tip pistoletë me silenciator drejt Klajdi Prendit.

Policia ka shoqëruar disa persona ne lidhje me ngjarjen po ende asnjë te ndaluar.

Klajdi Prendi u vra në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së hënës në zonën e Porcelanit në Tiranë, sapo doli nga një lokal dhe hyri në automjetin e tij.

I ati i 28-vjeçarit, ish-gjyqtari Fran Prendi i pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin e të birit është shprehur se nuk kishte dijeni për konfliktet e 27-vjeçarit apo dyshime të tjera

Sipas hetimeve ka rezultuar se i riu ka pasur një konflikt disa ditë më parë me disa persona për çështje borxhi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026