Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 5 të rinj në Gjirokastër

22 Nëntor 2024 | 12:52

Policia në Gjirokastër ka arrestuar 5 persona me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit të koduar Turn u vunë në pranga shtetasit M. B., 19 vjeç, A. T., 28 vjeç, J. S., 20 vjeç, I. Ç., 28 vjeç, të katër banues në Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Shtetasit I. Ç., dhe J. S., nuk i janë bindur shenjës së bërë nga shërbimet e Policisë për të ndaluar në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetin, pasi në automjetin e tyre kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, në vend e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”,  është mundësuar kapja e tyre dhe i shtetasit D. K., i cili po ndihmonte shtetasit I. Ç., dhe J. S., që të largoheshin, duke i transportuar me automjetin e tij, pas braktisjes së automjetit të tyre që transportonin emigrantët.

Ndërsa shtetasit A. T., dhe M. B., qarkullonin me automjetin tip “BMW”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasit I. Ç., dhe J. S., për prezencë të shërbimeve të Policisë”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026