Trafik droge dhe klandestinësh drejt Greqisë, goditet grupi kriminal në Gjirokastër

14 Nëntor 2024 | 11:40

Një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë dhe ndihmonte emigrantët për të kaluar ilegalisht kufirin, kundrejt pagesës, është goditur në një operacion të gjerë policor të finalizuar nga policia e Gjirokastrës. Ky grup është hetuar për më shumë se një vit, duke përdorur metoda proaktive të hetimit dhe duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë për 6 shtetas, të cilët janë akuzuar për trafikim narkotikësh dhe ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, përfshirë shuma të mëdha parash, municione dhe dokumente të falsifikuara.

Grupi kriminal kishte një strukturë të mirëorganizuar dhe dyshohet se ka ndihmuar emigrantët të kalonin kufirin Greqi-Shqipëri përmes rrugëve të paligjshme, ndërsa në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në trafikimin e lëndëve narkotike për të siguruar financa.

Shtetasit e arrestuar:

  • P. L., 49 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për “Trafikimin e narkotikëve” dhe si organizator i veprës penale.
  • Y. Ç., 55 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve”.
  • V. Z., 52 vjeç, banues në Libohovë, i dyshuar për “Trafikimin e narkotikëve” dhe “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve”.
  • A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve”, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për një vepër të ngjashme.

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë për dy shtetas të tjerë:

  • V. Ç., 58 vjeç dhe S. Ç., 51 vjeç, të dy banues në Libohovë, të dyshuar për “Trafikimin e narkotikëve”.

Personat e shpallur në kërkim:

  • E. N., 40 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Trafikimin e narkotikëve” dhe “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve”, i cili aktualisht është i arrestuar në Greqi.
  • A. N., 54 vjeç, K. M., 32 vjeç, A. Sh., 23 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për “Trafikimin e narkotikëve” dhe kanë masën “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026