Po qarkullonte me armë në brezë, arrestohet i “forti” në Tiranë
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në rrugët e kryeqytetit.
Martin Vukaj, banues në Paskuqan, u lokalizua falë inteligjencës policore në rrugën “Dine Hoxha”, ku gjatë kontrollit të tij u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.
Operacioni “Driver 2” u realizua nga Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.
Vukaj u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “Dine Hoxha”, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver 2”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. V., 42 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë