Fuqia e detit deri në 8 ballë, përkeqësohet moti në Vlorë, disa fshatra pa energji
Situata meteorologjike në Vlorë është përkeqësuar të premten me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë.
Dallgët kamë arritur lartësinë deri në 2.5 metra duke e bërë që lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit të jetë i pezulluar. Tragetet me linjën me Italinë sot sipas grafikut e kanë pushim.
Por nëse nuk do ta kishin dhe lundrimi për ta do të ishte pezulluar. Fuqia e detit në det të hapur shkon deri në 8 ballë ndërsa në gji 6 ballë.
Si pasojë e motit të përkeqësuar dhe erës së fortë, në fshatrat Dukat, Brataj, Gjorem, dhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë ka mungesë të energjisë elektrike.
Ky fenomen, që ka bërë që këto zona të mbeten pa energji, është një problem i përsëritur vit pas viti sa herë që ka kushte të këqija të motit.
Mungesa e energjisë është kryesisht për shkak të rrjetit elektrik të vjetruar dhe të papërshtatshëm për t’u përballur me këto kushte atmosferike të rënda. Pasojat e këtij problemi janë të dukshme, pasi shumë banorë dhe biznese në këto zona vuajnë nga ndërprerjet e shpeshta.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet