Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajrore
Deputetët ukrainas u këshilluan t’i shmangin rrethinat qeveritare të premten, ndërsa Parlamenti e anuloi seancën për shkak të paralajmërimeve për sulme të mundshme ajrore.
Deputeti Taras Batenko foli për kërcënimin gjatë një transmetimi drejtpërdrejt në kanalin “Hovoryt Velykiy Lviv” të enjten.
“Ne jemi të njoftuar për rrezikun e një sulmi raketor në Verkhovna Rada në Kiev në ditët në vijim. Putini i ka rritur rreziqet jashtëzakonisht shumë. Seanca e nesërme është anuluar”, tha ai.
Deputetë të tjerë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se seanca është anuluar. Deputeti Oleksiy Honcharenko shkroi në Telegram se seanca e radhës është caktuar për 22 dhjetor.
Liderët e Parlamentit nuk kanë komentuar ende zyrtarisht për këto paralajmërime. Zyra e presidentit e njoftoi publikun se do të vazhdojë punën “si zakonisht” të premten.
Ky zhvillim vjen një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ushtria ruse ka “testuar suksesshëm në luftime” të një rakete të re balistike me rreze të mesme veprimi, Oreshnik.
Putin pretendoi se raketa u përdor në një sulm ndaj qytetit lindor të Ukrainës, Dnipro, duke pohuar se ishte përgjigje ndaj “veprimeve agresive” të NATO-s dhe përdorimit të raketave perëndimore nga Ukraina për sulme brenda tokës ruse.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan për sulme të shumta raketore në Dnipro të enjten, përfshirë përdorimin e asaj që, sipas tyre, ishte raketë balistike ndërkontinentale.
Kievi është në teh tash e disa ditë mes sulmeve intensive nga Rusia në të gjithë Ukrainën.
Ambasada e SHBA-së në Ukrainë paralajmëroi për një sulm ajror të madh rus më 20 nëntor, e mbylli përkohësisht Ambasadën e saj në Kiev. Ambasadat e Spanjës, Italisë dhe Greqisë gjithashtu pezulluan shërbimet për atë ditë.
Spekulime për sulme të mundshme me raketa balistike RS-26 Rubezh nga rajoni Astrakhan i Rusisë qarkulluan në rrjetet sociale, megjithëse nuk u konfirmua u krye ndonjë më 20 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec