Përplasi 36-vjeçaren pas një grabitjeje, shpallet në kërkim shqiptari në SHBA
Një 53-vjeçar shqiptar është i dyshuari kryesor si shkaktari i vdekjes së një 36-vjeçareje e cila po lëvizte me biçikletë kur u aksidentua nga një kamionçinë në SHBA. Mësohet se shqiptari është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 36-vjeçares, Amanda Servedio në Astoria. Sipas mediave amerikane, 53-vjeçari Bekim Fiseku, përplasi 36-vjeçaren Amanda Servedio dy blloqe larg banesës së saj rreth orës 11 të mbrëmjes së 21 tetorit.

Ngjarja ndodhi pas një grabitje, kur kamioni po largohej në përpjekje për ti humbur gjurmëve të policisë. Pamjet nga kamerat e sigurisë, treguan një mjet tip “Dodge Ram” që përplas me shpejtësi çiklisten në kryqëzimin e 34th Avenue dhe 37th Street, duke e “fluturuar” nga biçikleta në një BMW të parkuar.Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Elmhurst, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.
Tre personat që ishin në kamion, po ndiqeshin pas një vjedhje të një kantieri ndërtimi në rrugën Crescent 38-20. Oficerët filluan të ndiqnin kamionin, por shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi. Policia ndërpreu menjëherë ndjekjen pas aksidentit fatal për t’i dhënë ndihmë Servedios, e cila kishte pësuar trauma në kokë dhe trup. Kamioni u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u gjet i braktisur pranë Neëtoën Road dhe 47th Street.

LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut