Moti i keq, rënie gurësh në rrugë dhe ndërprerje energjie në Elbasan

22 Nëntor 2024 | 18:38

Për shkak të kushteve të motit të keq që ka përfshirë vendin, me një erë të fortë dhe shi të pandërprerë, në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të urës së Murrashit ka pasur rënie gurësh në rrugë dhe rënie të pemëve në aksin ku po punohet për autostradën duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Prej disa orësh është duke u punuar intensivisht te “Kthesat e Murrashit” në aksin Librazhd-Elbasan, për të hapur rrugën dhe pastruar masivet e dherave e gurëve që bien pa ndërprerje nga shpati i kodrës.

Puna ka nisur për të mundësuar kalimin e sigurt të automjeteve dhe për të parandaluar çdo incident që mund të shkaktohet nga lëshimi i masivëve të dheut dhe gurëve. Ndërkohë shërbimet e policisë rrugore janë vendosur në të gjitha segmentet problematike dhe përdoruesit e rrugës Tiranë-Korçë këshillohen të evitojnë qarkullimin gjatë natës të së premtes pasi rreziku nga kushtet atmosferike është i madh.

Gazetarja e Euronews Albania raporton se në Qarkun e Elbasanit ka probleme dhe me furnizimin me energji elektrike pasi sipas saj rreth 324 familje janë pa drita. OSHEE po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga era e fortë në linjat elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026