Oscar 2020: “Parasite”, filmi i parë i huaj që rrëmben çmimin Filmi më i Mirë
“Parasite”, filmi koreano-jugor, triumfoi në mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve Oscar, duke bërë histori si filmi i parë i huaj që fiton çmimin prestigjioz.
Renee Zellweger rrëmbeu statujën e artë si aktorja më e mire protagoniste, ndërsa Joaquin Phoenix u zgjodh si aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Joker”.
Filmi i kategorisë së dramës pasqyron hendekun social në shoqërinë e Koresë së jugut. Ai është vlerësuar me plot katër çmime duke përfshirë edhe filmi më i mirë në gjuhë të huaj, por edhe trofeun për regjisorin më të mirë.
Fituesi i dytë i çmimeve Oscar ishte filmi “1917” me regji të Sam Mendes, i cili rrëmbeu tre çmime të lidhura me efektet speciale të përdorura në skenat që tregojnë ngjarje nga Lufta e Parë Botërore. Të tjerë filma që u vlerësuan në natën e madhe të kinematografisë janë Ford vs Ferrari, Joker dhe Once Upon a Time in Hollywood.
Për sa i përket kategorisë së aktorëve, Joaquin Phoenix u vlerësua si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin Joker, ndërsa Renee Zellweger si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Judy.
Brad Pitt dhe Laura Dern fituan për herë të parë një çmim Oscar në kategorinë aktorët më të mirë jo protagonist. Brad Pitt për rolin e tij në “Once Upon a Time in Hollywood” i regjisorit të mirënjohur Quentin Tarantino dhe Laura Dern në filmin “Marriage Story” me regji të Noah Baumbach.
Sir Elton John u vlerësua për muzikën më të mirë me këngën “I’m Gonna Love Me Again” në filmin Rocketman.
Toy Story 4 u vlerësua si filmi më i mirë i animuar, ndërsa American Factory, një prodhim i ish-çiftit presidencial të Shteteve Bashkuara, Barack dhe Michelle Obama, mori trofeun si dokumentari më i mirë.
Zhgënjimi i natës së ceremonisë të 92-të të çmimeve Oscar ishte filmi “The Irishman” i Martin Scorsese i cili u nominua në plot 10 kategori, por nuk ka arritur të marrë asnjë trofe.
Fituesit e kryesorë të çmimeve Oscar 2020:
Parasite – 4 trofe
1917- 3 trofe
Ford vs Ferrari- 2 trofe
Joker- 2 trofe
Once Upon A Time in Hollywood – 2 trofe
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës