Zyrtarja e lartë e USAID, McKee: Nuk pres që SHBA të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Erin Elizabeth McKee, ndihmës administratore në Byronë për Europën dhe Euroazinë në USAID.
“Kur erdhëm këtu për herë të parë, kuptohet se angazhimi ynë kishte të bënte me tejkalimin e pasojave dhe rindërtimin, dhe nëse shikojmë nga këndvështrimi aktual, gjatë këtyre dy vjetëve që unë e ushtroj këtë detyrë dhe tri vizitave që tashmë kam bërë në Kosovë, përparimi ka qenë mahnitës”, thotë ajo në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
McKee, e cila po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, thekson se prioritetet e USAID-it në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.
“Tri prioritetet tona kryesore janë si vijon: Ta mirëmbajmë kursin ekzistues, ta ndihmojmë Kosovën që ta realizojë të ardhmen e saj duke arritur integrimin euroatlantik, ta ndihmojmë tranzicionin e saj drejt një të ardhmeje energjetike më të gjelbër, të ripërtërishme, të qëndrueshme dhe të sigurt”, theksoi ndër të tjera zyrtarja amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës