762 mijë turistë në tetor, dominojnë europianët. 10.4 mln vizitorë që nga janari
Në muajin tetor, vendi ynë priti 1.4 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 11% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Nga ky numër, 762 mijë vizitorë ishin të huaj, të cilët kryesisht vizituan vendin për qëllime turizmi, ndihmuar nga temperaturat relativisht të larta, dhe ditët me diell.
Të dhënat tregojnë se për 10 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka pritur 10.4 milion vizitorë, që përfaqëson një rritje prej 16% në krahasim me vitin 2023, ndërsa qeveria pret që viti të mbyllet me 13 milionë hyrje.
Sipas statistikave, 94% e hyrjeve të shtetasve të huaj vijnë nga rajoni i Europës, ndjekur nga Amerika dhe Azia Lindore.
Më shumë se 740 mije vizitorë deklaruan se motivi i hyrjes në Shqipëri ishte pushimi, 32 mijë kaluan transit për në një shtet tjetër, ndërsa 20 mijë të tjerë erdhën me qëllime biznesi.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet