Manastiri i 40 shenjtorëve, një thesar arkeologjik që vizitohet nga turistët
“Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga Manastiri i 40 Shenjtorëve , nga i cili ka marrë emrin edhe qyteti i Sarandës.”
Pas këtyre rrënojave fshihet historia e emrit të qytetit bregdetar, por edhe jeta e një prej manastireve më të veçanta në Shqipëri, të ndërtuar në shekullin e VI pas lindjes së Krishtit.
” Ka marrë emrin për ndër të një legjende të vjetër kristiane, për nder të 40 shenjtorëve , të cilët kanë qen 40 ushtar në brigjet e një liqeni në Armeni të cilët refuzuan të ndërronin fenë e tyre. Në nder të tyre u ndërtuan shumë manastire si ky , por i vetmi që ka mbijetuar është manastiri ku ndodhemi ne”,-tha Genci Kaçi.
Në manastir ku bëhet bashkë arkitektura romake me atë bizantine, besohet se ruheshin relike të 40 martirëve, gjë që e ktheu manastirin në vend peligrinazhi për besimtarët e krishter.
“Ka qenë shumë i rëndësishëm gjatë periudhës, që ai shërbente për besimtarët. Nuk ka shërbyer vetëm si një manastir për besimtarët e rajonit, por edhe si një vend pelegrinazhi, duke qen se besohej se ne qela ekzistonin disa relike që u përkisnin martirëve nga të cilët ka marrë emrin”,- tha Genci Kaçi.
Manastiri pati jetë të qetë deri në vitet 900′, kur u shkatërrua një herë nga forcat e greke e një herë nga luftë anijet angleze gjatë luftrave botërore. Në komunizëm u përshtat si repart ushtarak, ndërsa sot është destinacion për vizitorët e huaj.
“Në 1913 ka përjetuar një shkatërrim nga forcat greke…. njëkohësisht shkatërrimin më të madh ajo e ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe gjatë komunizmit ka shërbyer si repart ushtarak , sigurisht edhe gjatë kësaj periudhë ka pësuar ndryshime strukturore”,-tha tha Genci Kaçi.
“Vijë nga Gjermania, jemi këtu për një udhëtim familjar , ne vizituam plazhet e Sarandës dhe tani jemi këtu në mal për të parë këtë monument. Është shumë i vjetër, por ka pamje shumë të bukur nga këtu. Përpara se të vinim këtu lexuam diçka për këtë monument.”
Edhe pse i shkatërruar në pjesën më të madhe të tij, Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë mbetet një nga thesaret arkeologjik të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës